10 vite në kërkim, vrau ekuadorianen në Itali, arrestohet në Tiranë 42 vjeçari i dënuar me 23 vite

  • 6 years ago
TIRANË- Arrestohet një shqiptar i shpallur në kërkim. Pas 10 vitesh kërkim, nga drejtësia shqiptare dhe ajo italiane, ndalohet dhe arrestohet 42-vjeçari shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale ?Vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim?. Ditën e sotme në sajë të shkëmbimit të informacioneve në kohë rekord midis strukturave të Policisë shqiptare dhe asaj italiane, në kuadër të operacionit policor i koduar ?Fundi i arratisë?, u bë lokalizimi dhe kapja e shqiptarit të shpallur në kërkim ndërkombëtar :

Ylli ( Fatmir ), Vangjelaj, 42 vjeç, banues në Vlorë.

Gjykata e Rrethit Vlorë e ka dënuar me 23 vjet burg, për veprën penale të ?Vrasje me dashje kryer në bashkëpunim?. Mësohet se vrasja për të cilën është dënuar ky 42-vjeçari, është kryer në Itali në vitin 1999, si porosi e një grupi kriminal, ku është vrarë një shtetase ekuadoriane e cila dyshohej se punonte si prostitutë. Gjithashtu u sekuestruan në cilësinë e provës materiale :

- një automjet i markës ?Wolksvagen Passat?.
- një leje drejtimi e cila dyshohet e falsifikuar pasi përmbante gjeneralitetet e të vëllait të personit të kërkuar
- dy telefona celular

Ky person u dorëzua shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë për ekzekutimin e vendimit penal, pasi Gjykata e Vlorës ka njohur vendimin penal të Gjykatës Italiane, e cila e ka dënuar këtë me 23 vite burg.

Recommended