Vrau pronarin e lavazhit, ekstradohet i riu nga Italia

  • 5 years ago
Një 28-vjeçar shqiptar i arrestuar në Itali për vrasje është ekstraduar drejt vendit tonë. Keivi Hysa akuzohet për ekzekutimin e një pronari lavazhi, ngjarje kjo e ndodhur në korrik të 2015-ës në qytetin e Sarandës.
Sipas hetimeve i riu Hysa në bashkëpunim me xhaxhain e tij dhe një person tjetër, fillimisht kanë goditur me sende të forta 32-vjeçarin Edmond Mehmeti. Por nuk janë mjaftuar me kaq pasi një prej tyre ka qëlluar me pistoletë në drejtim të Mehmetit duke e lënë të vdekur.
Më herët për këtë ngjarje është prangosur edhe xhaxhai i të riut, 48-vjeçari Gani Hysa pasi akuzohet se ka kryer vrasjen në bashkëpunim me nipin e tij. Arrestimi i Hysës është bërë një vit më parë falë bashkëpunimit të Interpolit të Tiranës dhe Interpolit të Romës. Për 28-vjeçarin gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë ?Arrest në burg? për veprën penale ?Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim?.

Recommended