Vrau në vitin 1989, ekstradohet nga SHBA shqiptaro-amerikani

  • 5 years ago
Ekstradohet nga SHBA autori i një vrasje të ndodhur në vitin 1989 në Tiranë. Policia njofton se është ekstraduar shqiptaro-amerikani Selim Struga, 54 vjeç, lindur në Tiranë. Ai akuzohej se ka vrarë me thikë në vendin e quajtur ?Varri i Bamit?, pranë lokal ?10 Korriku?, Tiranë, shtetasin G. C. Pas krimit, Struga është arratisur në drejtim të ish-Jugosllavisë, për të mbërritur më pas në SHBA ku edhe u arrestua në vitin 2011. Shtatë vjet pas arrestimit, Interpol Tirana ekstradon nga SHBA, Selim Strugën, i cili ka mbërritur një ditë më parë në aeroportin e Rinasit.

Recommended