Ora News - Fondacioni Shqiptaro-Amerikan 10 vjet në Shqipëri, dhuratë nga populli amerikan
  • 5 years ago
#rtvora #oranews
Fondacioni Shqiptaro-Amerikan ka mbushur plot 10 vite që nga themelimi i me misionin për të ndihmuar Shqipërinë.

Në ceremoninë e rastit, ku e ftuar ishte edhe ish-zevendëssekretarja amerikane e shtetit, Viktoria Nuland, u vlerësua bashkëpunimi mes dy vendeve.

E ngarkuara me punë e SHBA në Shqipëri, Leyla Mosses Ones, përcolli në ceremoni edhe mesazhin e posaçëm të Presidentit amerikan Donald Trump për këtë 10 vjetor.

?Pas rënies së komunizmit në Europën Lindore, SHBA i mbështeti njerëzit aty në lirinë e re. Përmes bujarisë së Amerikës u krijuan një sërë fondesh për të ndihmuar në tranzicionin e tyre. Fondacioni veproi gjithmonë si një dhuratë nga populli amerikan dhe tashmë është organizata më e madhe jofitimprurëse në Shqipëri dhe ka investuar më shumë se 55 mln dollarë për të frymëzuar sipërmarrjen, arsimin profesional dhe ruajtjen e trashegimisë kulturore?.

Presidenti i Fondacionit Michael Granoff shprehu falenderime për bashkëpunimin me të gjithë aktorët politikë të Shqipërisë përgjatë këtyre dhjetë viteve.

"Jam veçanërisht mirënjohës për mbështetjen e kryeministrit, kreyetarit të opozitës, kryebashkiakut, ish-presidentëve dhe ish- kryeministrave që siç e dini nuk është e zakonshme që të jeni në të njëjtën sallë në të njëjtën kohë. Por ama, prania juaj është një mesazh i rëndësishëm dhe një arsye kyçe për suksesin e Fondacionit dhe ky mesazh është partneriteti.

I pranishëm në këtë aktivitet, kreu i opozitës Lulzim Basha u shpreh se vendi ndodhet në krizë, por e ardhmja është rruga drejt zhvillimit

Basha: Sot kombi ynë ndodhet në udhëkryq. Ndërkohë që duam të afrohemi më shumë drejt miqve dhe partnerëve tanë në Bashkimin Europian dhe Shtetet e Bashkuara, ne na pret një punë kolosale, me reforma dhe ndryshime të mëdha përpara. Shqipëria është në krizë, dhe potenciali ynë i madh fatkeqësisht nuk po realizohet.


Të pranishmit të cilët morën fjalën përshëndetëse theksuan rëndësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe intensifikimin e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri.



Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/fondacioni-shqiptaro-amerikan-10-vjet-ne-shqiperi-dhurate-nga-populli-amerikan

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended