Asfiksohen nga gazi i qymyrit babë e bir - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Asfiksia i ka marrë jetën një 55-vjeçari në fshatin Kakoz të Lunxhërisë, në Gjirokastër, ndërsa babai i tij ndodhet ne gjendje te rende ne spital. Panajot Lasko, 55 vjeç, ndërroi pak minuta pasi mbërriti ne spital, ndërsa babai, Arqile Lasko, 75 vjeç është nen kujdesin e mjekeve, por vazhdon te ketë probleme te mëdha. Fqinjët i kane thënë policisë se ngjarja ka ndodhur gjatë kohës qe babe e bir, kanë qenë duke fjetur. Banoret e fshatit qe konstatuan ngjarjen për shkak te erës se rëndë të gazit, lajmëruan menjëherë policinë dhe urgjencën, për t?i ardhur në ndihmë. Mjeket kane konfirmuar se asfiksia mund te ketë ardhur nga gazi i qymyrit, që përdorej për ngrohje.Babe e bir kishin ndezur zjarrin me qymyr ne shtëpinë e tyre, për t?u bere balle temperaturave te ulëta. Ndërkohe policia ka nisur hetimet për te zbardhur plotësisht ngjarjen.

Recommended