Rrezik nga përmbytjet në Maliq - News, Lajme - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Një sipërfaqe prej 50 hektarë në fushën e Maliqit rrezikon përmbytjen për shkak të rënies së nivelit të tokës deri në 2 metra. Kjo është një zonë torfike, të cilës muajin e fundit fermerët i kanë venë zjarrin për të djegur mbeturinat e kulturave të ndryshme bujqësore dhe për ta bërë gati për mbjelljet e reja. Kryebashkiaku i Maliqit Gëzim Topçiu shprehet se në kohë reshjesh mund të shkaktohen përmbytje në sipërfaqe të mëdha. Sipas kryebashkiakut djegia e mbeturinave në sipërfaqe aktivizon edhe djegien e torfës duke shkaktuar rënien e nivelit, kthimin në tokë joproduktive. Sipërfaqja e fushës së Maliqit është mbi 13 mijë nga te cilat tete mije hektarë janë jo produktive.
Recommended