Zjarr në Maliq, tërreni i thyer vështirëson ndërhyrjen - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Një tjetër vatër zjarri është evidentuar në qarkun e Korçës duke e çuar në 12 numrin total të tyre brenda pak ditësh. Zjarri i fundit është shfaqur paraditen e kësaj të premtje në Maliq, në një masiv me shkurre e kullota mbi ish kombinatin e sheqerit, jo shumë larg zonës së banuar.Tërreni i thyer dhe mungesa e rrugës e vështirëson kalimin e mjeteve zjarrfikëse, ndërkohë që punonjësit e shërbimit zjarrfikës të Maliqit po mundohen të lokalizojnë flakët nëpërmjet hapjes së kanaleve.Era e fortë ka favorizuar përhapjen e flakëve duke djegur rreth 1,5 Ha të sipërfaqes. Edhe kjo vatër zjarri sipas ekspertëve të Shërbimit Zjarrfikës mendohet të jetë e qëllimshme, ashtu siç kanë qenë edhe të gjitha vatrat e tjera të evidentuara gjatë ditëve të fundit, ndërkohë që ende nuk ka asnjë autor për këto ngjarje.
Recommended