Siguria e thyer në aeroport - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Grabitja spektakolare e së martës në Rinas risolli në vëmendje cenimin e sigurisë në aeroportin ndërkombëtar të vetëm të vendit ku udhëtojnë mijëra njerëz çdo ditë.Për ngjarjen e përsëritur në harkun kohor të 3 viteve, ish shefi i komisariatit të Rinasit Zijadin Allaraj thotë se policia e shtetit ka jo pak përgjegjësi për parandalimin e ngjarjes pasi siguria e perimetrit të jashtëm është detyrë e saj.Por sipas tij përgjegjësinë kryesore e ka koncesionari.Zijadin Allaraj: ?TIA nuk mori asnjëherë masa për vendosjen e sensoreve, për shtimin e kamerave , është detyrë e Ministrisë së Transporteve të kontrollojë koncesionarin.?Ish-shefi i komisariatit Rinas thotë se është koha të rishikohet edhe marrëdhënia me koncesionarin.?Aktualisht TIA nuk ka drejtor sigurie pasi ai është në hetim për grabitjen e parë?Sipas burimeve pas grabitjes së parë policia me anë të disa shkresave i është drejtuar koncesioanrit që të marrë masa shtesë por asnjë rekomandim nuk është marrë parasysh.

Recommended