Rama: Siguria, kryefjale e OSBE, asnjë rrezik nga Irani - News, Lajme - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryefjala e kryesimit të OSBE-së nga Shqipëria do të jetë dialogu edhe kur 57 vendet anëtare nuk reflektojnë të njëjtin qëndrim për çështje me të cilat do të përballet kjo organizatë gjatë mandatit një vjeçar me kryetar Edi Ramën.?Kuptimi i intervenimeve ishte që përgatitjet janë të shkëlqyera dhe kjo është mjaft inkurajuese sepse kjo është legjitime që disa anëtarë edhe mund të kenë qenë pak skeptikë dhe më shumë se disa anëtarë në Shqipëri kanë shprehur skepticizëm, sesa të gatshëm jemi ne për të përballuar këto detyra. Kjo është një detyrë historike, pasi është hera e parë që Shqipëria ka një rol në skenën ndërkombëtare. Ne sot filluam mirë dhe përcaktuam prioritetet tona. Ne nuk do të rishpikim botën apo ndonjë gjë tjetër, por të sigurohemi se baza do të mbetet sikur janë dhe nuk do të prishen nga disa era rrezikuese. Duam të bëjmë një ndryshim në terren. Të zbatojmë angazhimet tona bashkë?.

Recommended