Report Tv-Zjarr në Krujë, terreni vështirëson ndërhyrjen e zjarrfikësve
  • 5 years ago
Katër vatra zjarri kanë shpërthyer në rrethin e Krujës pasditen e sotme.

Një vatër ka shpërthyer në fshatin Barkanesh, i cili u përfshi nga flakët edhe tre ditë më parë, ndërsa tre të tjera në fshatin Bushnesh.

Zjarrfikëset e Krujës kanë shkuar në vendngjarje dhe fillimisht janë përqëndruar në izolimin dhe shuarjen e një vatre te madhe zjarri në afërsi te disa banesave ne Bushnesh.

Ndonëse në një terren fushor, zjarrfikëset janë detyruar që në dy vatrat e tjera të ndërhynin në këmbë me fikëse shpine për të neutralizuar zjarret pasi nuk kishte asnjë rrugë ku zjarrfikësja të arrinte vatrën e zjarrit.

Sipas specialistëve zjarrfikës zjarret janë të qëllimshëm.
Recommended