Dy vatra zjarri shkrumbojnë ullishtet në Patos, terreni vështirëson ndërhyrjen e zjarrfikësve

  • 5 years ago
PATOS- Dy vatra të mëdha zjarri kanë rënë në fshatin Peshtan të Fierit ku deri më tani janë ndjegur më shumë se 300 rrënjë ulliri. Terreni i vështirë ka bërë të pamundur ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse me autobote, por punonjësit kanë përdorur pompat e krahut për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Në vendin e ngjarjes po punojnë forcat zjarrfikëse të Fierit dhe të Patosit, ndërkohë aksionit do t'i bashkohen edhe zjarrfikësit e Roskovecit.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërkohë që në vendngjarje ka shkuar edhe policia që po heton zbardhjen e plotë të rënies së zjarrit.

Recommended