Check up, 114 mijë vizita në 10 muaj, Manastirliu: 12% më tepër se viti 2015

  • 5 years ago
Kontrolli mjekësor bazë ka bërë që shumë qytetarë për herë të parë të zbulojnë se vuajnë nga kolesteroli i lartë, nga diabeti apo probleme të veshkave. Këtë të hënë Check up-in e bëri dhe vetë Ministrja e Shëndetësisë, e cila tha se ka një dyfishim të qytetarëve të cilët shkojnë për të bërë analizat, të cilat ofrohen falas në sistemin publik shëndetësor.


?Ka ndryshuar qasja e qytetarëve që vijnë tek mjeku i familjes jo vetëm kur kanë problematika me shëndetin por për kontrollin mjekësor periodik dhe këtë e tregojnë të dhënat. Këto 10 muaj janë më shumë se 411 mijë qytetarë që kanë kryer kontrollin mjekësor bazë ose 12% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe që nga viti 2015 kur nisi ky program, janë kryer 1.4 milionë kontrolle mjekësore?, ka thënë Manastirliu.

13.4% e popullsisë kanë rezultuar me anemi të theksuar në gjak, 400 raste janë zbuluar me leucemi dhe 14.5% e popullsisë rezulton që janë prediabetikë e nuk e dinin. Check up, i cili u kontestua së pari nga opozita e më pas kjo bëri që të shihej me dyshim edhe nga qytetarët, duket se tanimë po jepen dhe rezultate konkrete në mënyrë që të parandalohen apo të kapen në kohë një sërë sëmundjesh.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH

Recommended