Ora News - Edhe ish sigurimsat në vettingun e policisë

  • 5 years ago
#rtvora #oranews

Edhe pse ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit janë etiketuar për numrin e ish-bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit të mbetur në këto struktura, vettingu në polici duket se nuk do ti japë zgjidhje kësaj situate, të paktën për momentin.

Zv/ministri i Brendshëm, Julian Hodaj tha se nuk do të ketë përjashtime automatik të këtyre ish-punonjësve në momentin e konstatimit se kanë qenë bashkëpunëtorë. Numri dy i ministrisë së Brendshme tha se kjo kategori do t'i nënshtrohet vettingut si gjithë punonjësit e tjerë.

Hodaj: Sipas parashikimeve të ligjit, të qenurit ish-punonjës, apo ish-bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit është një rrethanë që merret parasysh nga organet e vlerësimit si gjithë rrethanat e tjera. Pra nuk ka një përjashtim automatik në rastet kur dikush mund të ketë shërbyer në atë strukturë, por është një rrethanë që do merret parasysh si gjithë të tjera.

Zv/ministri tha se aktualisht po kryhet verifikimi i 45 dosjeve të para të zyrtarëve të lartë të policisë, Gardës, SHÇBA , ndërsa paralelisht po punohet për verifikimin e 200 dosjeve të tjera.

Hodaj: Po punohet me 245 dosjet e para që është edhe pjesë e kompetencës që ka Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit. Është një punë që çohet paralelisht për të gjithë 245, pavarësisht se prioritet të veçantë kanë 45 të parët, meqë është procesi që fillon nga maja e piramidës.

Edhe pse prej kohësh pritet të nisin seancat e para të Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit, ende nuk ka një datë fikse pasi sipas autoriteteve duhet punë voluminoze dhe bashkëpunim me institucionet e tjera.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/zvministri-hodaj-kush-perjashtohet-nga-policia-e-shtetit-nuk-kthehet-me

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended