Ora News - Ish-të përndjekurit, Kapri: Qeveria duhet të dëmshpërblejë edhe trashëgimtarët
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Studiuesi, Erald Kapri, kërkon prej qeverisë të kthejë vëmendjen te ish-të përndjekurit politik. Sipas tij, fatura financiare e akorduar nga buxheti nuk është e mjaftueshme.

Erald Kapri: Qeveria ende nuk ka përcaktuar një prioritet si do ta zgjidhë këtë çështje dhe si do ta paguajë këtë faturë dhe vetëm shtyhet.

Sipas tij, qeveria po kërkon të heqë dëmshpërblimin për trashëgimtarët.

Erald Kapri: Mazhoranca tentoi që të bëjë një ndryshim ligjor duke hequr një pjesë të trashëgimtarëve, çka e komplikon më shumë çështjen për ish-të përndjekurit politik, sepse nuk është ligjore. Atë që ata e kanë përfituar me ligj, duhet ta marrin me ligj. Ti nuk mund të cënosh statusin e trashëgimtarit.

Fatura e kompensimit financiar për ish-të përndjekurit politik në Shqipëri është 750 milionë dollarë, ndërsa deri më tani janë shlyer 230 milionë dollarë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/ish-te-perndjekurit-kapri-qeveria-duhet-te-demshperbleje-edhe-trashegimtaret
Recommended