RTV Ora - Faturat online me kosto të fshehura për biznesin

  • 5 years ago
#rtvora
Biznesi do të ketë kosto të fshehura për vendosjen e sistemit të ri të faturimeve online. Zëvendësministri, Elton Haxhi, pranon se bizneset do të paguajnë për programin, por tregu do të ofrojë konkurencë.Vendosja e programit të ri online parashikohet të ketë një kosto nga 50 -100 euro.Ndërkohë në ato zona ku mungon internet, bizneset pritet të vazhdojnë punën me kasa fiskale.

Adminstrata tatimore është e gatshme për zbatimin e platformës së re online në 1 janar edhe pse kjo do të jetë një kosto të fshehur për biznesin, i cili ka kërkuar shtyrje në kohë.

Zëvendësministri, Elton Haxhi, deklaron se kostot do ti përcaktojë tregu edhe pse konkurenca do të bëjë që ato të jenë më të lira.

Programi i faturimeve online mendohet të ketë një kosto 50-100 euro vetëm për vendosjen, pa përfshirë internetin apo mirëmbajtjen.

Elton Haxhi: Kemi publikuar kodin dhe protokollin e komunikimit, është një kod i hapur për të gjithë dhe kjo mënyrë ndërtimi e këtij software lejon një konkurencë të madhe. Natyrshëm që një konkurencë më e lartë do të sjellë çmime më të ulëta për konsumatorët.

Një nga shqetësimet e biznesit në lidhje me këtë program ka qenë edhe mbulimi i vendit me internet.

Zëvendësministri deklaron se në zonat ku nuk ka internet do vijojë puna me kasa fiskale.

Elton Haxhi: Ligji ka disa përjashtime. Për zonat ku vërtetohet se nuk ka mbulim me internet dhe këtë evidencë ne e marrim nga AKEP dhe nga shoqëritë që operojnë në këtë fushë. Për ato biznese do të ketë rregulla të veçanta, të cilat janë parashikuar në ligj.

Pas kërkesës së bizneseve, Ministrja shtyu afatin për konsultime, por ende nuk është bërë e ditur nëse do të ketë një ndryshim të hyrjes në fuqi të këtij projektligji.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/faturat-online-me-kosto-te-fshehura-biznesin

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended