RTV Ora - Turizmi nuk është gati për “faturat online”, kërkon shtyrje me 3-4 vite

  • 5 years ago
#rtvora

Pas prodhuesve edhe sektori i turizmit nuk është gati për të zbatuar projektin për ftuarat online. Shoqata e Hotelerisë ka argumentuar se duhet ende kohë për të bërë gati infrastrukturën, ndërsa thekson se ky poçes duhet të shtrihet në kohë për disa vite. Shoqata e hotelerisë ka ngritur si shqetësim edhe mangësitë në ligj të cilat i kanë dëmtuar në kuadër të aksionit anti-informalitet. Sipas, Zak Topuzit, këtë e vërtetojnë vendimet e gjykatave që kanë rrëzuar Tatimet.

Sektori i hotelerisë nuk është i gatshëm për të zbatuar nismën e qeverisë për faturat online.

Kryetari për hotelerinë në shoqatën e Turizmit, Zak Topuzi, thekson se rreth 90 % e subjekte në këtë sektor nuk janë të aftë të zbatojnë këtë nismë.

Ndërsa argumenton se problem mbetet infrastruktura, duke kërkuar që ky proces të përshkallëzohet përgjatë disa viteve.

Zak Topuzi: Mendojmë se mund të bëhet Tirana si model pilot dhe pastaj të përshkallëzohet nëpër rrethe. Mendoj se kjo procedurë të ketë mundësi të zgjatet 3-4 vjet. Nuk bëhet fjalë për hotelet e mëdha që e kanë pothuajse të përgatitur sistemin e menaxhimit dhe kanë personel të përgatitur, bëhet fjalë për gati 90% të strukturave hoteliere që nuk e suportojnë në një kohë kaq të shpejtë këtë program.

Në lidhje me aksionin anti-informalitet, Topuzi ngre si shqetësim mangësitë në ligj që shpesh herë kanë shkaktuar penalizim të padrejtë të subjekteve.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/turizmi-nuk-eshte-gati-faturat-online-kerkon-shtyrje-me-3-4-vite

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended