Report TV -Raporti i KLSH, kopshtet dhe çerdhet kanë 'kosto të fshehura' për prindërit
  • 4 years ago
Në auditimin që KLSH ka kryer në Bashkinë e Tiranës, atë të Vlorës dhe në Qendrën Ekonomike për Zhvillimin dhe Edukimin e Fëmijëve Tiranë ka nxjerrë në pah disa problematika. Një prej tyre është që kopshtet dhe çerdhet mbajnë kosto të fshehura për prindërit për pjesën më të madhe të nevojave që ka një shërbim i tillë, si uji lodrat mjetet didaktike, pajisje e orendi të tjera si lavatriçe, frigorifer, soba ngrohje apo riparimi i tyre. Për Bashkinë Vlorë rezulton se nuk është garantuar shërbimi i duhur ushqimor dhe shëndetësor. Gjendja e godinave në Vlorë është në gjendje të mjerueshme ndërsa ndodhen në territore ku vështirësia për akses të fëmijëve është në kushte të pazakonta.
Recommended