RTV Ora - Fier, 23-vjeçari vritet me thikë dhe hidhet në kanal

  • 5 years ago
#rtvora

Një i ri është ekzekutuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fier. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur "Kthesa e Hamilit".

Viktima Florjan Selimaj, 23 vjeç është gjetur i pajetë në një kanal në anë të rrugës me plagë thike në trup.

"Sot rreth orës 07:00, në vendin e quajtur "Kthesa e Hamilit" është gjetur pa shënja jete shtetasi F.S, 23 vjeç. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 23-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e plagës së marrë nga goditja me një mjet të mprehtë(thikë), dyshohet gjatë një konflikti" thotë policia.

Dyshimet e para janë që drejtuesi i mjetit është nxjerrë nga makina dhe ekzekutuar në kanal pranë rrugës.

Pranë kanalit është gjetur një makinë e braktisur tip "Renault", me targa AA641EN, me një gomë të hequr dhe kofano të hapur.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/fier-23-vjecari-vritet-me-thike-dhe-hidhet-ne-kanal

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended