Vritet 23-vjeçari ne Fier

  • 5 years ago
Një djalë i ri është gjetur i vrarë i hedhur në anë të rrugës në një kanal. Ngjarja ka ndodhur në Fier në vendin e quajtur "Kthesa e Hamilit". Viktima është 23-vjeçari Florian Selimi.
Ai u gjet pa shenja jete mëngjesin e kësaj të hëne rreth orës 07:00. Dyshimet paraprake të policisë janë që 23-vjeçari të jetë goditur me thikë e për pasojë ka humbur jetën. Ngjarja mund të ketë ndodhur pas një konflikti.
Për hetuesit, të gjitha pistat janë të hapura. Pranë vendit ku u gjet trupi i pajetë i të riut, ishte e ndaluar edhe një makinë tip "Renault". Mjeti, në pronësi të viktimës, ishte me kofano të hapur dhe gomë të hequr.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e kësaj ngjarje. Policia ka shoqëruar disa persona dhe po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Recommended