RTV Ora - Takaj: Na pushkatuan pa prova. Prezantohet Ilir Daja

  • 5 years ago
#rtvora
Presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj prezantoi në një konferencë shtypi trajnerin e ri, Ilir Dajën. Tekniku kryeqytetas kthehet në Korçë pas aventurës një vjeçare me Flamurtarin dhe tani e pret një mision akoma edhe më i vështirë.

Takaj deklaroi se do të investojë tek Skënderbeu për të ndërtuar një skuadër kompetitive pavarësisht dënimit nga UEFA, ndërsa theksoi se do ta vazhdojnë luftën për përjashtim nga Europa. Pikërisht për këtë motiv ai sqaroi se zgjodhi 52-vjecarin në krye të klubit.

Takaj: "Me Dajën kemi kaluar periudha shumë të bukura dhe suksese të mëdha"

Vetëm jetën nuk na e kanë marrë ne por dhe ajo mund të rrezikohet. Ky nuk është dënim por është pushkatim dhe racizëm i pastër.

Daja është i qartë për situatën kritike në të cilën ndodhet Skënderbeu, por u shpreh se për ato emocione që ka përjetur me këtë fanellë pranoi me kënaqësi ofertën e presidentit Takaj për t?i drjetuar bardhekuqtë në sezonin e ri.

Daja: "Sot Skënderbeu është në një situatë krejt tjetër. Në radhën e parë truri dëgjoi zemrën kësaj radhe zemra dëgjoi trurin"

Pas zyrtarizimit të trajnerit Daja, Skënderbeu ka mbyllur marrëveshjen edhe me portierin Enea Koliçin dhe mbrojtësin Marvin Turtullin.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/takaj-na-pushkatuan-pa-prova-por-nuk-dorezohemi-prezantohet-ilir-daja

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended