Ora News - Eliminimi nga Kupa, Ilir Daja akuza gjyqtarëve

  • 5 years ago
#oranews #ilirdaja #flamurtari

Ashtu siç edhe në humbjen ndaj Kukësit në kampionat, trajneri i Flamurtarit, Ilir Daja akuzon gjykimin si shkaktar të eliminimit të kuqezinjve nga Kupa e Shqipërisë.Në prononcimin për mediat, pas fitores 1-0 ndaj Tiranës, Daja u tregua i ashpër ndaj gjyqtarëve, duke thënë se e keqja më e madhe e futbollit shqiptar janë ata.

"Do të thoja se vetëm në 15 minutat e para kemi pasur 10 raste për gol. Kanë filluar një ndeshje shumë të mirë ku e kanë vënë kundërshtarin gjatë gjithë kohës nën presion. Ajo që vazhdon brenda katër ditëve është gjykimi në dëm të futbollit. Jo vetëm gjykimi në dëm të Vlorës, por gjykimi në dëm të futbollit sepse kur ne të gjithë i mësojmë lojtarët që të ritëm në lojën e tyre, po të shikojmë loja efektive në menaxhimin që bëjnë albitrat është skandaloze.

"Unë do të thoja se kemi përdorur të gjithë kontigjentin që kemi pasur në dispozicion sepse ne këto sulmues kemi. Natyrshëm që nuk mund të presim gjë nga Sukaj që ditën e parë. Gjithë ekipi meriton një notë të lartë për të gjithë atë që shprehën në fushën e lojës, ku të gjithë ishin për ta përmbysur atë disavantazh të ndeshjes së parë. Por kur futëm lojtarë për të përmbysur, kishte shumë ndalesa loje. Në fund kishte dhe një rast i cili mund të trajtohet. Problemi më shqetësues është se arbitrat ndikojnë negativisht në ecjen përpara të futbollit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/eliminimi-nga-kupa-ilir-daja-akuza-gjyqtareve

Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended