RTV Ora - Fitorja ndaj Kukësit, ja kujt ia dedikon Ilir Daja

  • 5 years ago
#rtvora

Fitorja ndaj Teutës nuk ishte surpriza e radhës e Flamurtarit, e cila mposhti minimalisht 1-0 dhe Kukësin. Kuqezinjtë arritën që të merrnin 3 pikët dhe të afroheshin akoma dhe më shumë me vendin e dytë, që mbahet pikërisht nga verilindorët. Pas takimit, tekniku i vlonjatëve, Ilir Daja u shpreh se kjo fitore erdhi për shkak të fatit, teksa shtoi se stoli i skuadrës së tij nuk është ai i duhuri.

"Ishte një fitore që na kënaq, përtej faktit që e marrin në vazhdimësi. Katër ditë më parë fituam me vendin e tretë dhe sot përballemi me një ekip shumë të mirë. Kishim edhe fatin me vete sepse portieri jonë e mbajti portën të paprekur në 20 minutat e para. Pastaj nisëm të ekulibrohemi në manovër. E dija se do të ishte e vështirë, që këto 10 futbollistë të japin maksimumin, bashkë me Enean në 3 takimet e zhvilluar brenda pak ditësh. E kam thënë edhe më parë dhe e përsëris prap se lojtarët e stolit jo se nuk kanë vlera, por nuk kanë eksperiencën e duhur për të menaxhuar kështu lloj situatash. Kështu që jam shumë i kënaqur që fitojmë me Kukësin. Do të shikojmë përpara dhe të qëndrojmë me këmbë në tokë." -tha Daja.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/fitorja-ndaj-kukesit-ja-kujt-ia-dedikon-ilir-daja
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended