RTV Ora – Kandidati për Gjykaten Kushtetuese s'e kalon vetingun, shkarkohet Ilir Mustafaj

  • 5 years ago
#rtvora
Nuk e kalon dot vetingun kandidati për Gjykatën Kushtetuese Ilir Mustafaj. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi sot shkarkimin nga detyra të gjyqtarit në Gjykatën e Tiranës Ilir Mustafaj.

"Trupi gjykues pasi shqyrtoi të gjithë dokumentacionin e dërgua nga institucionet e vlerësimit zhvilloi një procedurë të thellë hetimi administrativ. Dëgjoi subjektin e vlerësimit në seancat e datës14 qershor dhe 11 korrik, në respektim të të drejtave e konsideron të përfunduar seancën dëgjimore. Në përfundim të këtij procesi rivlerësimi vendosi shkarkimin nga detyra të zotit Ilir Mustafaj,"-lexoi vendimin kryesuesi i trupit gjykues Lulzim Hamitaj.

Ky vendim nuk ishte i papritur për gjyqtarin, i cili e paralajmëroi edhe gjatë seancave ku kërkoi përjashtimin e relatores. Pas daljes nga salla Mustafai tha se do ta ankimojë vendimin e dhënë duke u shprehur se nuk humbi ai, por Gjykata Kushtetuese një gjyqtar të ndershëm.

Ilir Mustafaj: " Me vendimin e sotëm të Komisionit nuk ka humbur Ilir Mustafaj si individ, pasi Mustafaj do e ankimojë vendimin në instanca më të larta dhe jam i bindur që do të vendosin pro drejtësisë së tij. Por sot ka humbur vendi. Ka humbur Gjykata Kushtetuese e cila nuk do të ketë në përbërje të saj një gjyqtar të ndershëm, profesional të karrierës dhe një profesor të së drejtës."

Vendimi për shkarkimin e tij u mor nga trupa gjykuese e perbere nga: Lulzim Hamitaj, kryesues, Valbona Sanxhaktari anëtare dhe Xhensila Pine relatore.

Më pas KPK shpalli vendimin edhe për prokuroren Elida Kackini kandidate për SPAK, duke vendosur konfirmimin në detyrë, vendim që u prit me duartrokitje nga kolegët.

I treti në radhe po që nuk u konfirmua ishte drejtuesi i prokurorisë së Vlorës, Ardian Ylli.

Ditën e premte do të dali para KPK, prokurori i Krimeve të Rënda Olsian Cela, i cili është edhe një nga katër kandidatët për prokuror të përgjithshëm, vettingu i të cilit po mban peng edhe procesin e përzgjedhjes se kreut të Prokurorisë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/kandidati-gjykaten-kushtetuese-se-kalon-vetingun-shkarkohet-ilir-mustafaj
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended