RTV Ora - Shtatë vite pa licensë, AKU pezullon biznesin e prodhimeve të brumit

  • 5 years ago
#rtvora
Ky është një biznes i tregtimit dhe prodhimit të produkteve të brumit në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë, që sipas AKU-së ka rezultuar prej 7 vjetësh pa licensë.

Një denoncim i banorëve të zonës ka bërë që autoriteti Kombëtar i Ushqimit të kryejë një inspektim në mjediset e biznesit ku konstatoi se subjekti nuk ishte i regjistruar, por e ushtronte aktivitetin në përputhje me ligjin. Për këtë arsye, dy inspektorët i dhanë masën administrative të paralajmërimit.

Nisur dhe nga denoncimet e vazhdueshme të banorëve, AKU ka dërguar një ekip tjetër inspektorësh për subjektin "Gioacchino Raia", në pronësi të një shtetasi italian. Nga kontrolli i dytë është konstatuar se subjekti e ushtronte aktivitetin i pa pajisur me licensën përkatëse, produktet i tregtonte të paetiketuara si dhe nuk zbatonte sistemin e vetëkontrollin.

Për këtë arsye, trupa riinspektuese vendosi ndaj biznesit gjobën prej 2.2 milionë lekësh për shkelje të kryera gjatë viteve dhe pezullim të aktivitetit deri në plotësim të kërkesave ligjore dhe licensimin.

Një njoftimin zyrtar, Agjensia Kombëtare e Ushqimit deklaron se ka nisur gjithashtu hetimi administrativ për dy inspektorët, të cilët herën e parë nuk zbatuan shkeljen që biznesi kishte kryer.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/komentuesit-pyesin-ramen-lere-lasgushin-po-dako-pse-nuk-fluturon

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended