RTV Ora – Shtatë të plagosur në 4 orë si pasojë e aksidenteve

  • 5 years ago
#rtvora
Shtatë persona u plagosën si pasojë e e katër aksidenteve rrugore të regjistruara në harkun e katër orëve nga veriu në Jug. në të gjithë rastet, shkak dyshohet se është bërë shpejtësia dhe shkelja e rregullave të qarkullimit.

Të paktën 7 persona mbetën të plagosur në harkun e katër orëve si pasojë e katër aksidenteve rrugore në Gjirokastër, Lezhë e Vlorë.

Në aksin Gjirokastër ? Tepelenë pranë liqenit të Viroit, një makinë tip Renault ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Për pasojë drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjerë mbetën të plagosur dhe u dërguan për ndihmë mjekësore në spital.

Dy persona mbetën të plagosur në aksin Lezhë-Shkodër në afërsi të fshatit Balldre.

Dy automjete janë përplasur dhe kanë përfunduar në një karburant, si pasojë dy persona mbetën të plagosur.

Dy persona mbetën të plagosur edhe në Vlorë deri në mesditë.

Një burrë u përplas nga një makinë teksa udhëtonte me biçikletë në Lungo mare.

Ai është dërguar në spital nga drejtuesi i mjetit dhe mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Më herët dy makina u përplasën në Lungomare.

Për pasojë një nga drejtuesit e mjeteve mbeti i lënduar.

Nga të dhënat e para shpejtësia tej normave të lejuara dhe shkelja e rregullave të qarkullimit ishte shkak në të gjitha aksidentet.

Të hënën pesë persona mbetën të plagosur si pasojë e një aksidenti në aksin Milot-Mamurras, pranë kryqëzimit të Patokut.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/aksident-ne-vlore-perplasen-dy-makina-ne-lungomare
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended