RTV Ora – Bilanc tragjik i aksidenteve në vetëm 24 orë
  • 5 years ago
#rtvora

Aksidentet rrugore në vend kanë shkaktuar një bilanc të rëndë në 24 orët e fundit.

Teuta Alickolli, 51 vjeçe, ka humbur jetën ndërsa bashkëshorti i saj, shtetasi me iniciale F.A, 54 vjeç dhe djali i tyre me iniciale Q.A, 24 vjeç, të cilët ndodheshin në lulishte kanë mbetur të plagosur. Dëshmitarët thanë se gruaja që humbi jetën nga aksidenti ka qenë e ulur në një lokal me të shoqin dhe djalin në momentin kur ndodhi ngjarja e cila ka rrezikuar edhe persona të tjerë duke shkatërruar edhe orenditë e barit.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 23.10 të së shtunës kur mjeti tip minibus i markws "Vlokswagen" ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në lulishten e qytetit, pasi ka kaluar bordurën 60 centimetër të lartë. Të dielën në mëngjes policia njoftoi se ka arrestuar në flagrancë drejtuesin e mjetit shtetasin me iniciale A.H, 22 vjeç, banues në Lushnje.

Ndërkaq një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e të shtunës në Sarandë ku një person është djegur brenda makinës, e cila shpërtheu në flakë pasi doli nga rruga. Policia njoftoi se rreth orës 20:40, në aksin rrugor pranë vendit të quajtur "Karahaxh", automjeti tip "Renault Megane" që drejtohej nga shtetasi Albert Caushi, ka humbur drejtimin dhe ka marrë flakë.

Shkak i rënies së zjarrit dyshohet se ka qenë impianti i gazit i montuar në automjet.

Si pasojë e flakëve të shpejta është djegur rëndë dhe ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit me banim në Fier. Ndërsa bashkëjetuesja e tij shtetasja Merija Mujo, ndodhet në Spitalin e Sarandës me djegie, por jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor tha se ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së rëndë. Burime nga spitali thanë se ekipe nga Delvina dhe Saranda shkuan në ndihmë të dy personave duke arritur të shpëtojnë gruan ndërsa drejtuesi i mjetit kishte mbërriur i pa jetë në spital.

Ndërkohë mëngjesin e të dielës një tjetër aksident u shënua në milot, ku një 17-vjeçar banor i zonës, që po kalonte rrugën në këmbë është përplasur nga një automjet. i riu ndodhet në gjendje të rëndë në spital ndërsa policia ka ndaklua drejtuesin e makinës dhe po heton rrethanat e ngjarjes.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/bilanc-tragjik-i-aksidenteve-ne-vetem-24-ore

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended