RTV Ora - Digjet sërish lokali i njeriut që denoncoi skandalin e tokave tek Rana e Hedhun

  • 5 years ago
#rtvora
Një lokal është shkrumbuar nga flaket e zjarrit në zonën e "Ranës së Hedhun" në Shëngjin.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 4:00 të mëngjesit të së dielës, ndërsa objekti ishte në pronësi të Pjetër Prelës.

Sipas burimeve dhe dëshmisë së rojës bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme.

5 persona të maskuar ende të paidentifikuar janë afruar pas mbylljes së aktivitetit dhe fillimisht ata kanë lidhur rojën dhe menjëherë i kanë vënë flakën ambientit dhe janë larguar.

Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të forcave zjarrfikëse lokali u shkrumbua plotësisht, pasi ishte me konstrukt prej druri.

Në lidhje me ngjarjen, policia ka nisur hetimet dhe janë shoqëruar komisarit disa persona të cilët po merren në pyetje.

"Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë referuan materialet proceduriale në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë për vepren penale "Shkatërrimi i pronës me zjarr" e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 151 dhe 25 i Kodit Penal, pasi me datë 28.07.2018, në Shengjin, është djegur një lokal në pronësi të shtetasit P.P.,55 vjeç, banues në Lezhë, duke shkaktuar vetem dëme materiale,"-raporton policia.

Pronari i lokalit, Prela është njëri nga personat që ka denoncuar skandalin e tjetërsimit të pronave në zonën e "Ranës së Hedhun" në Shëngjin ku u vunë në pranga 23 persona mes të cilëve dhe zyrtar lokal në Lezhë.

Kjo është hera e dytë që lokali në fjalë shkrumbohet nga flaket e zjarrit brenda pak muajsh, ndërsa për ngjarjen e parë pas hetimeve rezultoi se zjarri ishte shkaktuar nga një shkëndije elektrike.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/digjet-lokali-i-njeriut-qe-denoncoi-skandalin-e-tokave-tek-rana-e-hedhun

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended