Report TV - Digjet kur ishte i parkuar autobusi që transporton punëtorë fasonerie në Fier

  • 4 years ago
Një autobus që transportonte punëtorët e një fasoneria ka marrë flakë dhe për pasojë është djegur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm. Mësohet se autobusi ishte i një firme e cila transportonte punëtorët nga fshati Peshtan, Kafaraj, Frakull dhe më gjerë, ndërsa djegia ka ndodhur në fshatin Peshtan Shtanas, të njësitë administrative Levan.

Në momentin e djegies autobusi ka qenë i parkuar dhe fatmirësisht pa udhëtarë, ç'ka do të thotë se s'ka patur dëme në njerëz.

Nuk dihet ende shkaqet e kësaj ngjarje, nëse ka qenë e qëllimshme apo jo, por sipas banorëve aty pranë dhe vetë shoferit dëmet kanë qenë të konsiderueshme. Pasi përveçse jashtë mjeti është djegur edhe brenda.

Grupi hetimor po punon per zbardhjen e plot te ngjarjes dhe shkaqeve te ketij zjarri!

Recommended