'E lidhur me krimin!' Gjykata i përgjigjet policisë: Autori që plagosi efektivin në Fier ishte bjond

  • 5 years ago
Gjykata e Fierit reagoi pas akuzave të forta të ardhura nga Policia, pas vendimit që liroi nga qelia punonjësin e bashkisë së Mallakastrës që u akuzua fillimisht si autor i goditjes me gurë në kokë efektivin e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë gjatë protestës së opozitës kundër Ramës, në Fier.

Gjykata thotë se nuk kishte prova për të mbajtur në qeli Pëllumb Isufajn, 56 vjeç, punonjës i Bashkisë Mallakastër, ndaj vendosi ndaj tij masës e sigurimit personal 'arrest shtëpie'.

Në një reagim, Gjykata e Fierit, thotë se nga provat filmike, autori që ende nuk është identifikuar sipas saj, nuk ka ngjashmëri fizike me të ndaluarin.

"Nga provat që janë mbledhur deri në këtë fazë të hetimit nuk provohet dyshimi i arsyeshëm që autori i goditjes me gurë të punonjësit të policisë ka qenë pikërisht Pëllumb Isufaj. Personi që ka qëlluar, por i paidentifikuar nga pamjet filmike, është dukshëm më i ri në moshë se i ndaluari Pëllumb Isufaj dhe është me flokë gështenjë të çelur, apo bjond, në një kohë që i ndaluari është me flokë dukshëm të zinj", thuhet në reagimin e Gjykatës së Fierit.

Recommended