Faktet përgënjeshtrojnë denoncimin e PD-së për familjen Cakoni/ Rama: Hiena që hanë mishin e njeriut

  • 3 years ago
TIRANË- Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka publikuar dokumentet që provojnë ndihmën që ka dhënë qeveria shqiptare për Alesio Cakonin dhe nënën e tij, i cili nga tërmeti i nëntorit 2019 humbi babin dhe motrën, por që ditët e fundit u soll në vëmendje nga opozita si rasti i një familjeje të harruar nga qeveria. Referuar fakteve të publikuara, rezulton se fillimisht, familja ka marrë në dhjetor 2019 si mbështetje të menjëhershme financiare, shumën prej 10 milion lekësh të vjetra, që qeveria ia akordoi çdo familjeje që humbi të afërmit në tragjedi. Po në dhjetor, qeveria shqiptare miraton një listë me emrat e familjarëve të viktimave që do t?u dhuroheshin apartamente të reja banimi. Mes tyre edhe Manjola Cakoni, e cila do të hynte në këtë muaj në banesë, bashkë me Alesion.

Apartamenti i blerë tek ndërtuesit nga bashkia Kamëz i dhurohet më pas me një kontratë dhurimi, Manjola Cakonit. Rama publikoi edhe kontratën e dhurimit, firmosur para noterit nga Kryetari i Bashkisë Kamëz, Rakip Suli dhe përfituesja, Manjola Cakoni. Ndërkohë qeveria mori përsipër mbulimin e shpenzimeve funerale për ceremonitë mortore të të afërmve të tyre.

Zëvendësministrja e Financave, Dajna Sorensen, shpjegoi se Alesio përfiton tanimë çdo muaj një bursë shkollimi në shumën 15.000 lekë të reja, së bashku me një pension familjar. Sorensen theksoi se strukturat e shërbimit social shtetëror kanë trokitur disa herë në derën e Manjola Cakonit, për të mundësuar punësimin e saj.

?Por është e kuptueshme që në situata të tilla njeriu ka nevojë për kohë dhe ne do të jemi gjithnjë të gatshëm për të mundësuar punësimin e Manjolës në çdo moment?, tha Sorensen.

Gjithashtu, në videon e publikuar nga Rama ka folur edhe psikologu që për disa muaj ka trajtuar me Alesion dhe nënën në banesë, me kërkesë të Ministrisë së Shëndetësisë. Për rastin konkret reagoi edhe vetë kryeministri, i cili shprehu keqardhjen për mënyrën se njerëz të politikës dhe medias, kanë abuzuar publikisht me të ëmën e Alesios.  Sipas Ramës, ky keqërdorim publik i dhimbjes njerëzore, nuk do të kishte ndodhur nëse më parë do ishin hulumtuar faktet dhe dokumentat që provojnë ndihmën e qeverisë.

Recommended