RTV Ora - Turizmi i shtrenjtë dhe pa standarde
  • 5 years ago
#rtvora

Emigracioni ka prekur tashmë edhe sektorin e turizmit. Si pasojë e largimit jashtë vendit të stafit të kualifikuar, në zonat bregdetare po shënohet një ulje e cilësisë së shërbimit, çka shoqërohet me zhgënjim të turistëve të huaj. Zak Topuzi ndër të tjera ngre si shqetësim dhe mungesën e vlerësimit të hoteleve, ku shpesh çmimet nuk korespondojnë me standardet.

Turistët e huaj, por edhe ata shqiptarë, përballen me çmime të larta krahasuar me shërbimin që u ofrohet përgjatë bregdetit shqiptar.

Përfaqësuesi i Shoqatës së Turizmit, Zak Topuzi, shpreh shqetësimin se stafi i kualifikuar më parë, tashmë ka emigruar duke sjellë një situatë të pafavorshme për turizmin.

Zak Topuzi: Pjesa më e madhe e njerëzve të specializuar po shkojnë me kontrata të punojnë në rajon. Kjo po ndihet jo vetëm në zonën e jugut, por edhe në Tiranë që është kryeqytet dhe ka punë 24 orë në 365 ditë të vitit.

Sërish shqetësim mbetet mungesa e vlerësimit të hoteleve, ku subjektet vendosin çmime apriori, duke sjellë shpesh dhe zhgënjim të turistëve, sidomos ata të huaj.

Zak Topuzi: Kërkesa dhe çmimet janë shumë herë më të larta sesa standardet që ata sigurojnë.

Shqiptarët po preferojnë gjithmonë e më shumë të udhëtojnë jashtë vendit për të kaluar pushimet.

Zak Topuzi: Kryesisht preferojnë Turqinë dhe na vjen keq që bilanci i të ardhurave që vinë nga turizimi vazhdojnë të mbeten në euilibër midis atyre që vinë dhe të ardhurave që sigurohen nga turistët.

Infrastruktura rrugore për vite me radhë vijon të mbetet problem.

Ndërkohë që kriza politike është një tjetër fakt që pritet të ndikojë në ardhjen e turistëve të huaj.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/turizmi-i-shtrenjte-dhe-pa-standarde

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended