RTV Ora - Ekskluzive/ Denoncimi nga burgu i Drenovës: Votoni në 30 qershor ose do ju shtypim
  • 5 years ago
#rtvora

Në denoncim ka mbërritur në redaksinë e RTV Ora për zgjedhjet e 30 qershorit.

Arbjon Aliko i dënuar me burgim të përjetshëm në burgun e Drenovës tha se drejtori i burgut i ka bërë presion të burgosurve që të votojnë në 30 qershor.

Arbion Aliko: Unë jam Arbjon Aliko nga Lazarati, një i dënuar me burgim të përjetshëm në burgun e Drenovës. Doja tju vija për situatën që është tani në burg pas 30 qershorit. Para datës së zgjedhjeve, në datat 28-29 drejtori i burgut, Genc Fejzollari, një person i korruptuar, ka rekrutuar disa vartësit e tij, policinë e burgjeve dhe i ka dërguar në dhomat e të burgosurve duke i thënë: Dilni të votoni, sepse nëse nuk votoni në datën 30 do ju shtypim.

Gazetari: Kjo ju është thënë në grup apo secilit individualisht?

Arbion Aliko: Shumë vetave iu është thënë individualisht, ndërsa neve si sektor na i kanë thënë në grup. Në datën 30 qershor 95% e të dënuarve e bojkotuan, sepse ka disa që janë besimtarë myslimanë që nuk votojnë, nuk merren me politikat e këtyre. Disa të tjerë nuk janë të kënaqur, psh në sektorin tim 100% është bojkotuar nuk ka shkuar askush të votojë.

Gazetari: Çfarë ka ndodhur më pas, pasi u informuan që ju nuk keni votuar?

Arbion Aliko: Disa prej të dënuarve që e kishin të drejtën e votës dhe nuk kanë votuar, kanë ardhur i kanë bërë presion, duke i thënë: "Tani do ta shikoni çfarë kemi për tju bërë". Që në datën 1 korrik, ka filluar reprezalja.

Gazetari: Në ç'kuptim?

Arbion Aliko: Ka filluar të na pengojnë ajrosjen. Ministria e ka vënë rregull që ajrosjen e keni dy orë në mëngjes dhe një orë pasdite. Brenda dy orëshit mund të dilni kur të doni. Këta tani thonë nëse nuk e kapni 10 minuta apo çerek orët e para nuk dilni më në ajrim. Ata kanë 2-3 ditë që nuk na lënë ta dalim sepse vonohemi 1 apo 2 minuta. Këta me këto gjëra kërkojnë që të nxisin revolotë. Sepse unë e shikoj po na provokojnë, na flasin që ne të kundërpërgjigjemi me dhunë. PSH të martën më erdhi mua familja në takim, më erdhi babai me hallën. Babin me lejuan, ndërsa hallën jo sepse nuk ka dokument. Ndërkohë rregullorja thotë se nëse një mik vjen me një person nga familja me mbiemrin tënd, mund të futet pa kartë identiteti.

Gazetari: Këto masa shtrënguese ju i quani si të stimuluara nga mungesa e përgjigjes tuaj për të mos votuar?

Arbion Aliko: Po po, na kanë thënë ata. Këto janë masat paraprake sepse rreth 20-30 personave nuk u janë lejuar familjarët. I kanë penguar edhe në takimet me grave.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ekskluzive-denoncimi-nga-burgu-i-drenoves-votoni-ne-30-qershor-ose-do-ju-shtypim
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora Ne...
Recommended