RTV Ora - Breshëri dëmton pemtarinë e Elbasanit, probleme edhe në qarkullim

  • 5 years ago
#rtvora
Në Elbasan reshjet e breshërit kanë shkaktuar dëme të mëdha në pemëtari. Në Fshatin Godolesh, Shushicë, Fushë Buall, por edhe në zona të tjera qershitë janë rrëzuar në tokë prej reshjeve të dendura.

Banorët shprehen se tashmë kanë pësuar dëme të mëdha dhe gjithçka ka ndodhur brenda 30 minutash, ndaj dhe kërkojnë ndërhyrjen dhe ndihmë nga shteti.

Tashmë vlera e humbjeve për ta shkon në miliona lekë, duke i vënë në vështirësi për përballimin e jetesës, pasi të ardhurat nga qershitë kishin një peshë kryesore në buxhetin e familjeve të tyre.

Po ashtu probleme janë krijuar dhe në qarkullim dhe me zona të përmbytura, për shkak të bllokimit të kanaleve kulluese në disa zona.

Ndryshimet klimaterike duket se po shfaqen tashmë dhe në Shqipëri, si në tërmetet e shpeshta, por edhe me ndryshimin e temperaturave dhe të reshjeve.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/bresheri-demton-pemtarine-e-elbasanit-probleme-edhe-ne-qarkullim
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended