RTV Ora – Kriza politike dëmton turizmin në Berat
  • 5 years ago
#rtvora
Situata e tensionuar politike po step agjencitë e huaja për të sjellë turistë në Shqipëri.

Kryebashkiaku i Beratit, Petrit Sinaj konfirmon alarmin e ngritur me herët nga operatorët turistikë shqiptarë dhe ekspertët e ekonomisë

Petrit Sinaj: "Ne si bashki presim të kemi rritje të numrit të turistëve, por situata politike ka ndikuar që disa agjenci të ndryshme politike të stepen, por pritshmëria është që të kemi rritje në krahasim me vitin e kaluar."

Sinaj thotë se bashkia ka marrë masa për një sezon të ri të suksesshëm, por nga ana tjetër kërkon mbështetjen e qeverisë për disa problematika që hasen në qytetin turistik.

Petrit Sinaj: "I kemi kërkuar Ministrisë së Kulturës të marri masat për ndërtimin e banjave publike në Kalanë e Beratit, është një kërkesë e ripërsëritur nga ana jonë si bashki."

Berati ofron turizëm gjithëvjetor, por kulmin e vizitorëve e arrin nga marsi në shtator.

Mbi 75 mijë persona vizituan muzetë e Beratit gjatë vitit të kaluar, ndërkohë që numri i turistëve në qytetin e mbrojtur nga UNESCO besohet se ka qenë shumë i madh.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/kriza-politike-demton-turizmin-ne-berat
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended