RTV Ora - Turistët nga Bjellorusia vizitojnë Shqipërinë
  • 5 years ago
#rtvora
Natyra, historia si dhe mikëpritja shqiptare ja kanë dalë gjithmonë të tërheqin vëmendjen e të huajve. Kureshtarët këtë herë vijnë nga Bjellorusia.

Janë rreth 150 turistë nga qyteti Minsk të cilët në tokën shqiptare u pritën me gjuhën e tyre, nga stafi i tour operator ?Aler Travel?

Për Pavëll ky është i treti vit që verën e kalon brigjeve të detit Adriatik dhe Jon.

Njerëzit janë miqësorë dhe vendi është shumë i bukur. Kemi bashkëpunuar me partnerë të Malit të Zi të cilët na kanë sugjeruar të punojmë me Shqipërinë. E provuam tre vite më parë dhe ishte nj ësukses"

?Aler Travel?, prej afro një dekade sjellë në Shqipëri turist nga lindja.

"Këtë vit ne presim rreth 20 mijë turistë për sezonin nga Ukraina, Bjellorusia dhe Rusia"

Të huajt rusisht-folës zgjedhin të akomodohen pergjatë bregdetit në hotelet e ?Aler Group?

"Alert Travel kemi 10 vjet që operojmë në treg. Sjellim turistë nga vendet e ish bashkimit Sovjetik. Stafi është rusisht folës."

Tatiana, administratorja e ?Aler Travel?, një shtetase nga Ukraina thotë se me Shqipërinë nuk e lidh vetëm biznesi por edhe dashuria për vendin tonë.

"E kam dashuruar shumë këtë vend dhe dua që shumë më tepër njerëz nga vendet e lindjes të vizitojnë këtë vend të mrekullueshëm"

Këtë fillim qershori ?Aler Group? do të zgjerojë rrjetin e hoteleve në Vlorë dhe Ksamil.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/turistet-nga-bjellorusia-vizitojne-shqiperine

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended