Ora News - Turistët gjermanë "pushtojnë" Shqipërinë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjatë muajit gusht turistët gjerman që kanë vizituar Shqipërinë kanë pasur një rritje të konsiderueshme. Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë numri i shtetasve gjermane është rritur me 82.5% por rritje të konsiderueshme kanë pasur edhe si 8 mujor. Ndërkohë gjatë gushtit që është edhe piku i sezonit turistik ka pasur një rritje të shqiptarëve që kanë udhëtuar jashtë vendit.

Numri i turistëve gjermanë që kanë vizituar Shqipërinë gjatë muajit gusht ka pësuar një rritje me rreth 82,5% ose 21 mijë e 346 persona. Edhe si tetmujor ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Gjermania zë vendin e parë dhe ka patur rritjen më të madhe me 36,9 %.

Përsa i përket pushuesve nga Kosova gjatë gushtit është vërejtur një fluks më i lartë dhe numërohen rreth 191 mijë e 500 persona më shumë krahasuar me gushtin e viti 2017.

Ndërkohë ulje të konsiderueshme të shtetasve të huaj që kanë vizituar Shqipërinë gjatë muajit gusht, që njihet edhe si piku i sezonit turistik janë Mali i Zi, Anglia dhe Zvicra.

Në total numri i shtetasve të huaj dhe shqiptarë që kanë ardhur në Shqipëri gjatë gushtit janë rreth 2.1 milionë. Ndërkohë edhe numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Gusht është 688.559 krahasuar me Gusht 2017, ky numër është rritur 1,3 %. Lëvizja e qytetarëve është bërë në rrugë tokësore ndërsa konstatohet se edhe përdorimit i fluturimeve ka pësuar një rritje të ndjeshme gjatë viti 2018.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/turistet-gjerman-pushtojne-shqiperine

Recommended