RTV Ora - Rinia po braktis Shqipërinë, LSI publikon fotot e radhëve te Ambasada gjermane
  • 5 years ago
#rtvora

Lëvizja Socialiste për Integrim deklaroi sot përmes ish-deputetes Kejdi Mehmetaj se Shqipëria po jeton ditët e saj më të vështira pas rënies së komunizmit. Mehmetaj tha se qindra të rinj presin me padurim të largohen nga vendi, pasi Shqipëria e kapur nga krimi në krye të qeverisë nuk ofron më asgjë për ta.


Nënkryetarja e LSI, Kejdi Mehmetaj, denoncoi sot largimin masiv të të rinujve nga vendi. Në një dalje nga selia e LSI-së, ajo publikoi foto që tregonin radhën e të rinjve mëngjesin e sotëm para Ambasadës gjermane në Tiranë për viza.

Ish-deputetja theksoi se largimi masiv i të rinjve dhe të rejave nga Shqipëria është veprimi i dëshpëruar dhe i detyruar që të rinjtë shqiptarë kanë ndërmarrë përballë kësaj qeverie që ka shkatërruar ekonominë dhe ka mbjellë varfëri.

Mehmetaj: Shqipëria po jeton ditët e saj më të vështira pas rënies së komunizmit. Vendi po përjeton një tjetër eksod masiv, si rrjedhojë e varfërisë dhe e mungesës së shpresës. Çdo ditë, dyert e ambasadave bllokohen nga radhë të gjata qytetarësh që duan të largohen me çdo kusht. Serverat e Lotarisë Amerikane bien nga fluksi i aplikantëve që kërkojnë të shohin një përgjigje pozitive.

Sot në mëngjes, kush ka pasur mundësi të kalojë përpara Ambasadës Gjermane, ka qenë dëshmitar i këtyre pamjeve të trishta. Radhët e gjata të të rinjve dhe të rejave që presin për t?u futur në ambasadë për të marrë vizën, e për tu larguar. Ç?pamje të trishta dhe sa dëshpëruese. Sa dëshpëruese mund të jenë këto pamje për familjet shqiptare, për prindërit e këtyre të rinjve që ndoshta për një kohë të gjatë nuk do të kenë mundësinë ti takojnë fëmijët e tyre në mënyrë të përditshme.

Qindra të rinj dhe të reja, presin me padurim që të largohen. Vajza dhe djem të rinj të shkolluar, e ardhmja e këtij vendi, siç duket edhe në foto, po ikin. Kjo është kambana më e fortë e alarmit që ne mund të dëgjojmë. Profesor, mjekë, inxhinierë, ekonomistë dhe intelektualë të fushave të ndryshme po kërkojnë strehim dhe punësim dyerve të Europës. Sepse Shqipëria e kapur nga krimi në krye të qeverisë nuk ofron më asgjë për ta. Këto janë pasojat kur qeverinë e drejton një njeri që urren vendin e tij, që fokus të punë së tij nuk ka zhvillimin e vendit, por si të përfitojë pa reshtur nga paratë e shqiptarëve dhe si të zgjasë ë pafundësi pushtetin e tij.

Largimi masiv është veprimi i dëshpëruar dhe i detyruar që të rinjtë shqiptarë kanë ndërmarrë përballë kësaj qeverie që ka shkatërruar ekonominë dhe ka mbjellë varfëri. Që ka shkatërruar sistemin arsimor për t?i shërbyer interesave klienteliste. Largimi është rruga e detyruar dhe e dëshpëruar e të rinjve shqiptarë , pasi vendi ynë nuk ofron më asnjë siguri për qytetarët e tij. Përkundrazi, është kthyer në vatër të krimit të organizuar. Largimi në emigracion është rruga që po ndjekin shqiptarët, sepse kjo qeveri punë të ofron vetëm në fushat e kanabisit dhe në bandat e krimit. Institucionet janë kapur kokë e këmbë dhe mbahen peng nga kjo klikë e rrezikshme që drejtohet...
Recommended