Ora News - Vettingu i politikanëve, opozita braktis mbledhjen: Konsultime farsë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Për opozitën, vettingu në politikë ose pranohet nga mazhoranca ose rrëzohet.
Konsultimet publike të Kuvendit me aktorë të ndryshëm të shoqërisë janë farsë.

Këtë qëndrim mbajti deputeti demokrat, Luçiano Boçi, përpara se të largohej nga salla ku akademikët kishin ardhur për të dhënë mendimin e tyre për këtë propozim të opozitës.

Boçi: Ju këtë punë do të bëni se doni ta shtyni. Se kur doni një ligj ju, e fusni nën tavolinë dhe e votoni brenda ditës. Nuk mund të jemi prezent në një farsë të sajuar.

Gramoz Ruçi iu përgjigj,Luçiano Boçit, se bëhet fjalë për ndryshime kushtetuese dhe kjo kërkon kohën e saj.

Ruçi: Kjo nuk ka fare zvarritje por nuk duhet të ketë as ngutje sepse bëjmë ndryshime kushtetuese.

I ftuar nga Kuvendi, Arben Malaj si përfaqësues i akademikëve, tha se nuk është serioze që Kushtetuta e një vendi të ndryshohet çdo vit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/vettingu-i-politikaneve-opozita-braktis-mbledhjen-konsultime-farse

Recommended