Ora News - Arben Imami braktis mbledhjen e kryesisë së PD-së. Basha rikthen të larguarit

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia Demokratike ka mbledhur për herë të fundit kryesinë aktuale pasi të shtunën do të mblidhet Kuvendit Kombëtar për ti hapur rrugë ristrukturimit të PD.

Kritikët e Bashës kanë pasur mundësinë e fundit për ta kundërshtuar në mbledhje pasi me sa duket nga lista e re nuk do ta kenë më një të tillë.

Arben Imami ka braktisur mbledhjen pas debateve me kryedemokratin, pasi sipas tij ishte në kundërshtim me rregulloren dhe me këtë veprim u noterizua përçarja e PD.

Imami: Ka marrë një vendim si do të procedohet kongresin. Është qesharake sot na kanë dërguar datën dhe orën e kongresit. Partia më e madhe e opozitës, shpresa që dicka të ndodhi më mirë trajton veten në këtë mënyrë.

Gjatë mbledhjes së kryesisë janë lexuar emrat e 350 kandidatëve të cilët garojnë për 200 vende në Këshill Kombëtar. Kandidatë do të jenë të gjithë anëtarët aktualë si dhe ish-deputete, por me perjashtim të Ridvan Bodes, Majlinda Bregut, Genc Ruli si dhe Astrit Patozi. Këta deputetët sipas Bashës përjashtohen për faktin se kanë qënë vetë ata që janë deklaruar të vetëpërjashtuar nga partia.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/arben-imami-braktis-mbledhjen-e-kryesise-se-pd-se

Recommended