Ora News - Turistët “pushtojnë” Gjirokastrën
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Turizmi është një ndër sektorët me të rëndësishëm i cili sjell të ardhura dhe zhvillim ekonomik për Gjirokastrën. Që në fillimet e muajit mars ka pasur nje shtim te fluksit te vizitoreve te huaj dhe vendas.

Me dhjetëra turistë nga Gjermania, Italia, Greqi, Kina dhe vendet Skandinave nuk përjashtojnë nga guida turistike qytetin e gurtë. Ata mrekullohen me arkitekturën e ndërtimeve të banesave ndërsa një tjetër vend mbresëlënës dhe ndër më të vizituarit është kalaja Argjiro.

Sipas Gentjan Ibrahimit, përgjegjëses i zyrës së turizmit në bashkinë Gjirokastër problem mbetet rritja e cilësisë së shërbimit.

Restaurimi i pazarit ka ndikuar pozitivisht jo vetëm në rritjen e numrit te vizotoreve por edhe tek dyqanet e artizanatit që operojnë në Qafën e Pazarit.

Politikat nxitëse për zhvillimin e turizmit zerimi i taksave per tregtaret artizane restaurimi i fasadave te pazarit dhe mikpritja qytetare gjirokastrite prmetojnë per nje sezon te mbare turistik.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/turistet-pushtojne-gjirokastren
Recommended