RTV Ora - Ekonomia në ngadalësim, BSH: Ndikim prodhimi i energjisë dhe tkurrja e investimeve
  • 5 years ago
#rtvora
Ekonomia shqiptare do të ketë një rritje më të vogël gjatë tre muajve të parë të këtij viti. Banka e Shqipërisë ka argumentuar se të gjitha të dhënat tregojnë për një ngadalësim të aktivitetit ekonomik në vend. Disa prej shkaqeve kryesore janë ulja e prodhimit të energjisë elektrike, ulja e investimeve të huasë dhe rënia e eksporteve.

Ecuria ekonomike në vend do të jetë më e ulët në muajt e parë të këtij viti. Në raportin e politikës monetare për tre mujorin e parë Banka e Shqipërisë ka konstatuar se të gjithë treguesit sinjalizojnë për ngadalësim të aktivitetit ekonomik.

Faktorët kryesorë që do të ndikojnë në këtë situatë janë ulja e ndjeshme e prodhimit të energjisë elektrike, tkurrja e investimeve të huaja si dhe rënia e eksporteve shqiptare. Për shkak të mungesë së reshjeve në muajt e parë të këtij viti janë importuar mbi 110 milionë euro energji elektrike, duke e tejkaluar buxhetin e parashikuar nga kompania për këtë vit.

Edhe ekspertë të institucioneve ndërkombëtare financiare e kanë theksuar se kriza e prodhimit të energjisë ndikon direkt në ekonominë shqiptare duke ngadalësuar rritjen, e cila vitin e kaluar arriti ne 4,3%. Po ashtu sipas Bankës së Shqipërisë edhe kriza politike pritet të japë ndikime negative sidomos në drejtim të investimeve.

Ndikim negativ në ekonominë shqiptare parashikohet të japë edhe situata e paqëndrueshme në eurozonë. Edhe niveli i inflacionit ka qenë më i ulët në tre muajt e parë duke kapur nivelin e 1.6% ndërkohë që Banka e Shqipërisë parashikon kthimin e tij në objektiv në vitin 2021. Përsa i përket ecurisë së kursit të këmbimit Banka e Shqipërisë parashikon një stabilizim të tij në tremujorin e dytë të vitit.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/ekonomia-ne-ngadalesim-bsh-ndikim-prodhimi-i-energjise-dhe-tkurrja-e-investimeve
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended