Ora News - Prodhimi i energjisë në maksimum
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Reshjet e dendura të shiut të rëna gjatë 2018 kanë përmirësuar ndjeshëm prodhimin e energjisë elektrike në vend.Operatori i Sistemit të Transmetimit bën me dije se energjia e injektuar në sistem ka qenë 23% më e lartë krahasuar kjo me 2017.

Operatori i Sistemit të Trasmetimit ka arritur nivel historik të energjisë së injektuar në sistem gjatë 2018.

Sipas të dhënave rezulton se energjia që hyn në Sistemin e Transmetimit për vitin 2018 është në masën 9.876GWh.

Po ashtu si rezultat i prodhimit të lartë të energjisë elektrike është vendosur një rekord edhe përsa i përket sasisë së eksportuar, e cila llogaritet në 2674 GWH.

Nëse e krahasojmë këtë nivel me një vit më parë, vihet re një rritje me rreth 23% e energjisë elektrike, e cila është injektuar në rrjetin e OST gjatë vitit 2018.

Rritja e prodhimit të energjisë ka ardhur si pasojë e kushteve hidrologjike dhe reshjeve të dendura të shiut të rëna në 6 mujorin e parë të viti 2018.

Duket që kushtet e mira hidrologjike të ndodhura në 6-mujorin e parë të vitit 2018 kanë patur ndikim pozitiv në parametrat kryesorë energjetik të vendit, duke rritur gjenerimin nga prodhuesit e energjise elektrike në vend.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/prodhimi-i-energjise-ne-maksimum
Recommended