Ora News - Gjiknuri në Kukës: Treguesit e 9-mujorit, ulje rekord e humbjeve të energjisë
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, inspektoi zyrën e Kujdesit ndaj Klientit të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në qytetin e Kukësit.

Gjiknuri: ?Jemi këtu tek zyrat e shërbimit të klientit të Operatorit të Shpërndarjes. Një zyrë model nga pikëpamja e infrastrukturës. Me informacionet që kam edhe nga drejtuesit e operatorit në qarkun Kukës, edhe qarku Kukës që përgjithësisht ka qenë problematik në të kaluarën, ka përmirësime të dukshme përsa i përket arkëtimeve dhe uljes së humbjeve".

Më tej, ai u ndal tek statistikat e publikuara për rezultatet e 9-mujorit të OSHEE-së, duke nënvizuar se vazhdon konsolidimi në uljen e humbjeve dhe rritjen e arkëtimeve.

Gjiknuri: ?Ne patëm rastin të publikojmë edhe shifrat e fundit të 9-Mujorit të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë dhe rezultatet aty janë jashtëzakonisht të dukshme përsa i përket përmirësimit, duke shënuar një rekord historik me mesatare humbjesh nën 24% për vitin 2018. Pra, po ta krahasojmë me para disa vitesh humbjet kanë qenë mbi 45% dhe ulja është drastike. Jemi në një situatë krejt tjetër ku ne po synojmë standarde edhe më të larta. Edhe përsa i përket pikëpamjes së arkëtimit, Operatori i Shpërndarjes këtë vit prapë paraqitet me një performancë më të mire?.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/gjiknuri-ne-kukes-treguesit-e-9-mujorit-ulje-rekord-e-humbjeve-te-energjise
Recommended