Report TV -Përfundon ndërtimi i HEC it të Moglicës, rritet prodhimi i energjisë me 17%
  • 4 years ago
Ka përfunduar ndërtimi i hidrocentralit të Moglicës, që është edhe hidrocentrali i dytë që ndërtohet në rrjedhën e lumit të Devollit. Prodhimi vjetor në hidrocentralin e Moglicës do të arrijë 475 milionë kilovatorë. Duke llogaritur edhe HEC-in e Banjës, që ka përfunduar dhe vënë në punë nga kompania norvegjeze Stakraft, dy HEC-et e Devollit parashikohet që së bashku do të prodhojnë 729 milionë kilovatorë në vit, duke mundësuar rritjen e prodhimit të energjisë në Shqipëri me 17%.

Vlera totale e investimit të Statkraft-it për këto dy hidrocentrale arrin në mbi 535 milionë euro. Ish ministri i Energjetikës Damian Gjiknuri shkruan në një postiom në Facebook se ?përfundimi i ndërtimit të HEC Moglicës, në kuadër të projektit të Statkraft për Kaskadën e Devollit, është një lajm shumë i mirë për sektorin elektro-energjetik në Shqipëri. Pas mbushjes së rezervuarit, do të bëhet i mundur fillimi i prodhimit të energjisë", shton ai.
Recommended