Report Tv - Balluku me banorët e Mirditës: Anulohet ndërtimi i dy HEC-ve në lumin Urakë
  • 5 years ago
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të anulojë ndërtimin e dy HEC-eve të parashikuar për t?u ngritur në lumin Urakë, në zonën e Kurbneshit. Vendimin e ka bërë të ditur ministrja, Belinda Balluku, gjatë një dëgjese publike që zhvilloi me banorët e kësaj zone, të cilët shqetësimet e tyre, sa i takon ndërtimit të këtyre dy HEC-eve, e kishin adresuar në platformën e bashkëqeverisjes shqipëriaqëduam.al.

Balluku tha se qeveria është e ndjeshme ndaj kërkesave të komunitetit dhe se tashmë kanë nisur procedurat për prishjen e kontratave për ndërtimin e dy HEC-eve. Ministrja theksoi se zona në fjalë është një zonë e mbrojtur dhe në të nuk do të lejohet asnjë ndërtim.

?Qeveria është shumë e ndjeshme ndaj kërkesave të komunitetit dhe duke qenë se kjo zonë është shpallur një zonë e mbrojtur, këtu nuk do të lejohet ndërtimi i këtyre dy HEC-eve. Kjo është një zonë e mbrojtur, kështu që dhe në të ardhmen ju nuk do keni problematika të tjera?, u shpreh Balluku.

Ministrja theksoi se Qeveria ka në fokusin e saj nxitjen e investimeve, por pa rënë ndesh me interesat e qytetarëve. ?Ne e nxisim zhvillimin e ekonomisë, i mbështesim investitorët, por asnjëherë kur keto investime bien në kundërshtim me kërkesat, apo me të mirën e komunitetit?, theksoi Balluku.

Ministrja u bëri thirrje banorëve që për shqetësimet që ata kanë t?i drejtohet platformës së bashkëqeverisjes, duke sjellë në vëmendje faktin që shqetësimi që ata adresuan për HEC-et mori zgjidhjen e duhur.

?Platforma e bashkëqeverisjes është vendi i duhur ku ju duhet të ankoheni, vendi ku juve ju dëgjohet zëri dhe ne i japim zgjidhje çdo problematike, e cila e ka një zgjidhje, apo ankesa qëndron. Drejtohuni platformës së bashkëqeverisjes për t?ju dhënë zgjidhje, ashtu siç po e zgjidhim dhe sot?, është shprehur ministrja Balluku.
Duke ju përgjigjur shqetësimit të banorëve për projektet e tjera të HEC-eve që janë projektuar në lumin Urakë, ministrja Balluku theksoi: ?Uraka është e Mirditës. Uraka nuk është e askujt tjetër. Zonat e mbrojtura do mbrohen nga qeveria shqiptare, por dhe nga banorët?.
Recommended