Top News - Ekonomia, bie besimi/ BSH-në nivele minimale historike
  • 4 years ago
Pasoja e pandemisë së Covid 19 po ndihen gjithmonë e më shumë në ekonominë shqiptare, ku të dhënat për ecurinë e saj po bëhen të zymta.
Siç raporton Banka e Shqipërisë besimi i bizneseve dhe konsumatorëve në ekonominë shqiptare ka arritur në nivelin më të ulët në histori. Treguesi i ndjesisë ekonomike gjatë tremujorit të dytë shënoi nivelin më të ulët që prej fillimit të matjes së tij në vitin 2002.

Ky tregues në përgjithësi është ulur mbi 50 %, ndërsa ka arritur përkeqësimin më të madh me treguesin e besimit në sektorin e shërbimeve me 56.6 % vetëm gjatë tremujorit të dytë të këtij viti. Mbyllja e restoranteve, bareve, lokaleve, hoteleve, apo edhe kategorive të tjera në sektorin e shërbimeve kanë shkaktuar këtë rënie të madhe besimi, por faktor është edhe rënia e kërkesës e shkaktuar nga mungesa e konsumatorëve.

Po kështu edhe Treguesi i besimit konsumator thelloi tendencën rënëse gjatë tremujorit të dytë, duke shënuar gjithashtu nivelin më të ulët historik në kohë në 6.3 %. Kjo rënie përfaqësoi përkeqësimin e të katër komponentëve përbërës të treguesit, përkatësisht balancës së situatës së përgjithshme ekonomike të pritur në vend, balancës së situatës financiare të pritur të familjes, balancës së blerjeve të mëdha dhe balancës së të ardhurave dhe shpenzimeve
Rënie të theksuar ka treguesi I besimit në të gjithë komponetët e tjerë. Kështu rënie ka Treguesit e besimit në sektorin e industriesë me 24%, të Tregëtisë me 19.8% dhe atë të ndërtimit me 29.5%. Të gjitha këto shifra janë në minimumet e tyre historike.
Arsyet për rënien e besimit janë pothuajse të njëjta për çdo sektor. Mungesa e aktivitetit, e kontratave të reja, rënia e shitjeve dhe mos-shfrytëzimi i kapaciteteve të tyre janë shkaqet për rënien e besimit.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#BankaShqiperise#Economy#TopChannel