RTV Ora - Apeli i Metës: Thirrini mendjes

  • 5 years ago
#rtvora

Në kushtet kur asnjë nga palët politike në vend nuk po bën hapa pas për të kaluar krizën, Presidenti Ilir Meta apelon se ka ardhur koha që politikanët të marrin përgjegjësitë për të mos i çuar shqiptarët në përplasje me njëri-tjetrin. Në një komunikim me gazetarët, Meta tha se situata aktuale ndikon edhe në sektorin e turizmit.

"Pas 22 vitesh, që kur Shqipëria u nda me vitin 1997, që ishte një vit mjfat fatkeq, të gjithë ti thërrasin mendjes dhe të marrin përgjegjësitë e tyre. Për interesa tërësisht egoiste dhe okulte Shqipëria nuk ka pse të shkojë në konfrontim. As dhe shqiptarët. Ata kanë vendosur të bashkëjetojnë në mënyrë demokratike dhe janë ndarë me sisteme përjashtuese që në vitin '90" u shpreh kreu i shtetit paraditen e sotme në një prononcim për median menjëherë pas pjesëmarrjes në konferencën e tretë kombëtare të Industrisë së Bimëve Mjekësore dhe Aromatike, në Tiranë

Po kush i ka këto interesa okulte?

Meta: "Nuk i kanë ata të cilët mezi po presin turizmin dhe shtimin e rezevimeve dhe jo anulimin e rezevimeve."

Kreu i shtetit ka dhe një përgjigje për deklaratën e kryeministrit i cili në një konferencë për median të pak ditëve më parë u shpreh se nuk ishte thirrur nga kreu i shtetit për zgjidhjen e krizës politike.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/interesa-okulte-nuk-ka-pse-shqiperia-te-shkoje-ne-konfrontim

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended