RTV Ora - Lamallari: Protesta nuk arriti të futej në hullitë e ligjit, falenderojmë ndërkombëtarët
  • 5 years ago
#rtvora

Zv/ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari pas përfundimit të protestës deklaroi se pavarësisht sulmeve të ndodhura ditën e sotme, ato nuk mund të krahasohen me protestën e 11 majit.

Në një deklaratë për mediat, numri dy i ministrisë së Brendshme tha se mospërdorimi në masë i dhunës erdhi edhe si shkak i paralajmërimeve të ndërkombëtarëve të cilët u angazhuan kundër dhunës.

Deklarata e Besfort Lamallarit

Protesta e sotme e Partisë Demokratike nuk arriti të futej në hullitë e ligjit. Ajo u shoqërua me një përdorim të madh të mjeteve të ndaluara dhe të rrezikshme shpërthyese, të gurëve dhe mjeteve të tjera përfshirë dhe pak bomba molotov.

Si rezultat i dhunës u lënduan policë, të cilët janë duke marrë ndihmën mjekësore në spitale, si edhe u thyen xhamat e dritareve në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Institucione kushtetuese si Parlamenti i Shqipërisë dhe Kryeministria u sulmuan sërish sot në mënyrë të jashtëligjshme.

Por krahasuar me sulmet e të shtunës, protestës së sotme i mungoi përdorimi masiv dhe i koordinuar i bombave molotov, çka tregon se kur drejtuesit e protestës angazhohen seriozisht janë të aftë ta kontrollojnë dhunën e militantëve.

Megjithatë, protesta e sotme prodhoi paligjshmëri të shumta dhe vijoi të mbetet pa asnjë masë sigurie të marrë nga organizatorët e saj. Trafiku rrugor pësoi bllokime të vazhdueshme në disa akse kryesore të qytetit dhe pavarësisht përpjekjes së vazhdueshme të efektivëve të policisë rrugore, dëshirojmë t?i kërkojmë ndjesë qytetarëve për vështirësitë në lëvizje mbrëmjen e sotme.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/protesta-lamallari-u-perdoren-pak-bomba-molotov-falenderojme-nderkombetaret

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended