RTV Ora - Pasojat e ligjit të Akademisë, Fuga: Bie ndesh me Kushtetutën

  • 5 years ago
#rtvora

Ligji për Akademinë e Shkencave është miratuar në parlament por akademikët që e kanë kundërshtuar vijojnë të ngrenë shqetësimin për pasojat që shkakton. Akademiku Artan Fuga thotë se ligji bie ndesh me kushtetutën, ligjin për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor si dhe Kodin e Punës.

Artan Fuga: "Kushtetuta flet për liri të kërkimit shkencor. Të shikojmë çfarë na thotë ligji për Akademinë e Shkencave që për mua është dështim i reformimit: Të ndërtojë strategji dhe të zbatojë politika për përdorimin e njehsuar të gjuhës shqipe zyrtare, të terminologjive bashkëkohore të shkencës dhe teknikës si edhe konsolidimin e gjuhës shqipe në të gjitha fushat e shkencës. Kush ia jep këtë të drejtë?!"

Për akademikun Fuga ligji synon ta vendos Akademinë e Shkencave si autoritet arbitrar mbi universitetet.

Artan Fuga: "Kërkimi shkencor është në dorën e universiteteve, është në dorën tonë. Nuk mundet dot që Ministria me Akademinë të përcaktojnë se cilat janë prioritet tona në kërkimet elektorale dhe ne pastaj nuk paskemi asnjë zë këtu në këtë bashkëpunim."

Por përveç kuadrit ligjor në fuqi ligji është në kundërshtim dhe me strategjinë e qeverisë për reformimin akademisë.

Artan Fuga: "Dija zhytet, dija goditet nga pushtetit, dija dështon por në fund në dështimet e veta lind ato filiza në opinion, tek studentët, tek kërkuesit e rij shkencor, tek brezat e tjerë që vijnë me mendësitë të tjera."

Zgjidhja sipas akademikëve dhe pedagogëve është braktisja e këtij ligji dhe integrimi i kuadrit ligjor të Akademisë së Shkencave në ligjin për kërkimin shkencor.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/pasojat-e-ligjit-te-akademise-fuga-bie-ndesh-me-kushtetuten

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended