Ekskluzive/Angelin Preljocaj rrëfen për RTV Ora emocionet pas emërimit anëtar i Akademisë Franceze

  • 5 years ago
#rtvora

Vetëm pak ditë pasi u emërua anëtar i Akademisë Franceze të Arteve të Bukura, RTV Ora ka intervistuar baletmaestron Preljocaj gjatë qëndrimit të tij në Romë ku përgatiti vënien në skenën e Teatrit të Operas, baletin e tij "Borëbardha". Koreografi i mirënjohur shprehet i lumtur për vlerësimin dhe rrëfen se së shpejti do të vijë me projekte edhe në Shqipëri.

Vetëm pak ditë pasi u emërua anëtar i Akademisë Franceze të Arteve të Bukura në Paris, koreografi i sukseshëm shqiptaro-francez Angelin Preljocaj, ka rrëfyër për RTV Ora se ndihet i nderuar dhe i lumtur që për herë të parë një shqiptar bëhet pjesë e Akademisë franceze.

Prejlocaj ndodhet në Romë, ku po përgatit vënien në skenën e Teatrit të Operas, baletin e tij "Borëbardha".

Angelin Prejljocaj: Unë jam i nderuar për këtë vlerësim që kam marrë si dhe jam shumë i lumtur që ky lajm është pritur mjaft mirë dhe në Shqipëri që është vendi i zemrës time. Jam i kënaqur për këtë vlerësim për dy arsye. E para është se baleti për herë të parë u fut, pra u bë pjesë e Akdemisë Franceze të Arteve të Bukura. Piktura, skulptura, arkitektura, fotografia, kinematografia ishin pjesë e kësaj Akademie, ndërsa baleti nuk ekzistonte, kështu që kënaqësia ime e parë ishte kjo. Së dyti jam i nderuar e mjaft i kënaqur që jam anëtar i kësaj Akademie të rëndësishme. Si dhe jam gjithashtu i lumtur që për herë të parë një shqiptar bëhet pjesë e Akademisë Franceze e kur shoh se ky lajm është vërtetë një krenari për shqiptarët, kjo gjë më prek në zemër.

Preljocaj rrëfen se së shpejti vjen në Shqipëri me një projekt në Teatrin e Operas e Baletit të Tiranës.

Angelin Preljocaj: Po kam një projekt së shpejti me Shqipërinë. Disa balerinë të Teatrit të Operas e Baletit të Tiranës do të mikpriten në rezidencën e kompanisë time të baletit në Aix en Provence. Ata do të përgatiten për baletin tim "Annociation" që më pas do të shfaqet në skenën Teatrit të Operas së Tiranës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ekskluziveangelin-preljocaj-kthehet-ne-shqiperi-rrefen-rtv-ora-emocionet-pas-emerimit-anetar-i-akademise-franceze
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended